Zaev: Nëse Pendarovski humb, do të pranoj zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Nëse nuk fiton kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, jam i përgatitur të bisedoj me opozitën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha kryeministri Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në televizionin Kanal 5, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do t’i jepte kredibilitet opozitës të ftojë në zgjedhje. Unë e them qartë dhe zëshëm, pranoj zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kërkon opozita nëse Pendarovski humb. Kështu duhet të thotë edhe Mickoski qartë dhe zëshëm do të jep dorëheqje nëse humb kandidati i VMRO-DPMNE-së”, tha Zaev.

Mickoski për këtë u përgjigj duke thënë se është zgjedhur për lider të partisë në kongres dhe se ka mandat prej katër vjet.

“Mickoski do ju fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse mbeteni në fjalë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button