Rrëfimi shokues i Justin Bieber : “E dua akoma Selenën”

Lidhja e tyre ka qenë e shumëpërfolur dhe ndarja gjithashtu. Selena Gomez e vuajti shumë, por duket se ndjenja mes tyre ka mbetur edhe pse tashmë të ndarë. Justin Bieber është martuar me Hailey Baldwin, megjithatë shumë fansa vazhdojnë të mnedojnë se shpirti I tij binjak është Selena, shkruan Bordo.al. 

Bieber I është përgjigjur me këtë mesazh në Instagram atyre që thonë se martesën e bëri shpejt e shpejt, vetëm sepse në fund dëshiron të kthehet tek ish-i. Ai shpjegon se nuk është kështu, por në mesazh ndërkohë pranon dashurinë për Selenën.

“Fakti që ti hap një llogari Instagram-i për të më ulur mua dhe gruan time është absurde, por pse do t’ia dedikoja jetën time dikujt duke u martuar me të vetëm për t’u kthyer tek ish-i? Unë sigurisht që e kam dashur dhe e dua Selena-n dhe ajo gjithmonë do të ketë një pjesë të zemrës sime, por unë jam kokë e këmbë i dashuruar me gruan time. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Fakti që ju shpenzoni gjithë ditën duke vjellë urrejtje tregon shumë për ju. Nëse e luani këtë lojë të sëmurë për vëmendje e keni gabim sepse as që kam ndërmend t’i përgjigjem më një mesazhi si ky. Gjithsesi, kjo ishte një përgjigje për të gjithë ata njerëz të sëmurë që i shkruajnë Hailey-it mesazhe që i thonë: “ai gjithmonë do të kthehet tek Selena” ose “Selena është më e mirë për të”- ka shkruar Bieber.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button