Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi, transmeton REL.

Njoftimi nga zyra e presidentit Thaçi pason një deklaratë të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e cila shprehu shqetësim për, siç tha, vonesën mbi njëvjeçare për emërimin e dhjetë përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ).

“Dështimi për t’i bërë emërimet e ka lënë KQZ-në të paaftë për të kryer funksionet e saj themelore”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Partitë politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, më herët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ka kohë që i kanë dërguar propozimet e tyre për anëtarë të KQZ-së.

Kohë më parë partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës pati thënë se me “mosemërimin e anëtarëve të KQZ-së, nga presidenti, Hashim Thaçi, është krijuar një precedent i rrezikshëm për sistemin zgjedhor dhe për demokracinë në vend”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button