Vuk Velebit: Shtypi serb është më i njëanshëm se “Sputniku” rus

Në Serbi, çdo ditë plasohen manipulime dhe dezinformata nga ana e stacioneve televizive pro regjimit. Problem i madh është edhe mungesa e informimit dhe qëllimi i qeverisë për të manipuluar opinionin publik përmes stacioneve televizive dhe për të diskredituar kundërshtarët politikë, shkruan “Meta”, transmeton “Portalb”.

Vuk Velebit është autor dhe hulumtues, i cili merret me propagandën ruse në shtypin ditor në Serbi. Ai e ka hulumtuar mënyrën në të cilën krijohet narrativi pro-rus, gjegjësisht nëse ai narrativ krijohet në Rusi apo është produkt i gazetarëve dhe redaktorëve nga Serbia.

Velebit i ka përfunduar studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e shkencave politike në Beograd e më pas i ka regjistruar Master studimet për siguri ndërkombëtare në të njëjtin universitet, ndërsa ka qenë edhe mysafir i Universitetit gjerman “Konstanc.” Së shpejti ai do të mbrojë tezën e magjistraturës në temën e propagandës ruse në shtypin ditor në Serbi.

Aktualisht punon si autor në portalin „Talas.rs“, e herë pas here shkruan kolumna për revistën javore “NIN” dhe gazeta ditore “Danas”. Ka qenë edhe aktivist studentor, dhe ka marrë pjesë aktive në protestat e vitit 2017, ndërsa sot flet për protestat aktuale në të gjitha qytetet e Serbisë.

Velebit beson se vetëm me tekste të argumentuara dhe kritike, mediat mund të fitojnë besueshmërinë e lexuesve. “Problemi i mediave në Serbi nuk është vetëm për shkak se ka tabloidë, por se ata janë bërë burimi kryesor i informimit për shumë qytetarë të Serbisë, ndërsa lajmet e tyre shpesh janë të paverifikuara dhe të rreme”, thotë ai.

Kur mund të presim publikimin e rezultateve të hulumtimit tuaj dhe cili është mesazhi kryesor në të?

Rezultatet përfundimtare do t’i prezantohen publikut së shpejti, por ajo që unë mund të them është se shtypi në Serbi bën raporte më sensacionale dhe më të njëanshme për Rusinë dhe marrëdhëniet serbo-ruse se sa “Sputnjiku” rus në Serbi.

Cilat janë manipulimet dhe dezinformimet më të zakonshme të mediave në Serbi?

Vuk Velebit
Vuk Velebit

Nëse flasim konkretisht për Rusinë, ekziston një numër i caktuar lajmesh që përmbajnë informacione jo të plota dhe të pasaktë. Kjo zakonisht ndodh kur bëhet fjalë për blerjen e armëve nga Rusia, me ç’rast kryesisht qarkullojnë lajmet se Rusia do të na dhurojë ndonjë lloj armatimi disa armë, ndërsa në tjetër lajm për të në të njëjtën temë thotë se do të paguajmë me çmim të veçantë, ndërsa publiku asnjëherë nuk është në dijeni për qëllimin dhe çmimin e blerjes së atij armatim.

Në Serbi, çdo ditë plasohen manipulime dhe dezinformata nga ana e stacioneve televizive pro regjimit. Kjo posaçërisht ndodhë gjatë protestave, kur në televizionet nacionale plasohen të dhëna të rreme për numrin e qytetarëve të mbledhur. Megjithatë, problem shumë më i madh është mungesa e informacionit dhe qëllimi i qeverisë për të manipuluar me opinionin publik përmes stacioneve televizive dhe për të diskredituar kundërshtarët politikë.

A ka qeveria juaj plan për të luftuar dezinformimin dhe sa është aktiv ai?

Kishte njoftime nga zyrtarë të pushtetit se shteti do të luftojë kundër lajmeve të rremë, por ky është një paradoks, sepse qeveria jonë është një nga burimet kryesore të dezinformimit dhe manipulimit me informatat.

A dini për aktgjykimet për lirim raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm për përhapje të lajme të rreme apo gjuhë të urrejtjes?

– Ka aktgjykime të institucioneve kompetente për gjuhë të urrejtjes dhe për prezantim të pavërtetave për disa politikanë dhe gazetarë, por ato vijnë rrallë dhe drejtësia vështirë arrihet. Edhe nëse ndodh që aktgjykimi të jetë në favor të viktimës, ajo veç më ka pësuar dëm jashtëzakonisht të madh për reputacionin dhe integritetin, për shkak të informacioneve të rreme që janë publikuar për të, kështu që efektet e aktgjykimeve janë të papërfillshme.

A janë shoqatat e mediave aktive në luftën kundër dezinformimit?

Ka disa organizatat mediatike që merren me zbulimin e lajmeve të rreme, por parashtrohet pyetja se deri ku shkon ekspozimi i tyre, sepse gënjeshtër që është publikuar dhe plasuar një herë, për fat të keq sot ka peshë më të madhe se sa e vërteta që do ta zbulojmë më vonë.

Si është përfaqësuar Maqedonia në mediat në Serbi?

Për ngjarjet në Maqedoni ose heshtet ose përmenden në kontekst negativ, edhe atë pasi Zoran Zaev ka ardhur në pushtet. Përveç skenarit ukrainas që përmendet kur tabloidët duan të fajësojnë opozitën për plane për të shkaktuar trazira të mëdha, shpesh përmendet edhe skenari i  Maqedonisë. Kur u nënshkrua marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, në mediat në Serbi ishte praktikisht e pamundur të lexohej ndonjë lajm i gjerë, përveç N1 dhe eventualisht dy gazetave ditore.

A publikohen shpesh dezinformata për Maqedoninë dhe cilat janë më të zakonshmet?

Më parë do të thosha se bëhet fjalë për heshtje të informacioneve që kanë të bëjnë me Maqedoninë sesa për dezinformime. Dezinformatat plasoheshin gjatë protestave në Shkup, para se Zoran Zaev të vijë në pushtet, pasi qeveria e atëhershme ishte e afërt me Nikolla Gruevskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button