Është shtyrë seanca e “Target-Fortesa” sepse Mijallkov ndodhet në Gjykatën e Apelit për shqyrtimin e ankesës

I akuzuari për përgjime masovike të qindra politikanëve, gazetarëve dhe qytetarëve, Sasho Mijallkov kërkoi që seanca e sotme për rastin “Target-Fortesa” të shtyhet për shkak se ai duhet të merr pjesë në seancën publike në Gjykatën e Apelit në Shkup, nga ku kërkon ta lirojnë nga paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

Mijallkov është në paraburgim në Shutkë nga 8 marsi për shkak se i është përcaktuar dënim me burg prej tre vjetëve në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 2”.

Gjykatësja Xheneta Begoviq e shtyu seancën e sotme për “Target-Fortesa” që t’i mundësojë Mijallkovit personalisht të merr pjesë në seancën publike te Gjykata e Apelit.

Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliq formuan një shoqatë kriminele për përgjim të paligjshëm, të cilët më vonë u bashkuan edhe të pandehurit Silvana Zlatkova, Vlladimir Varelov, Vasil Isakoski dhe Marjan Shumulikovski, si dhe dëshmitarët Vllatko Georgievski, Marjan Jankulovski dhe Zvonko Kostovski. Kostovski ia ka dorëzuar shënimet Gjorgji Lazarevskit, i cili, megjithatë, ia ka dorëzuar Zoran Verushevskit, ndërsa ai Zoran Zaevit, i cili më vonë ia ka dorëzuar PSP-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button