Përkthyesi me “papuçe”

Në vazhdën e takimeve që presidenti shqiptar, Bujar Nishani ka zhvilluar gjatë ditës së sotme ka qenë edhe ai me zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviç.

Pas këtij takimi që të dy, presidenti Nishani dhe Petroviç janë deklaruar për media. Por, kjo dalje publike do ti mbetët gjatë në kujtesë presidentit Nishani fillimisht për zhurmën e “hilltit” që gjatë gjithë kohës e shoqëronte fjalimin e tij në hotelin me pesë yje “Swiss Diamond”.

Këtu nuk përfundojnë “vakitë”.

Kulminacioni është arritur kur përkthyesi i zëvendëskryeministrit Petroviç duke injoruar në tërësi protokollin duke përkthyer vetëm nga gjuha shqipe në atë serbe. Pasi që shumë njerëz nga protokolli i shtetit shqiptar bënin me shenjë që të përkthehej fjalimi i Petroviçit ai nën buzë thoshte se nuk i ka thënë askush që të përkthej nga serbishtja në shqip.

Po ta vështroje me kujdes përkthyesin e Petroviç, lehtë do ta kuptoje që ai nuk ka “haber” për protokollin sepse me “papuçe” ka shkuar ta takoj presidentin shqiptar Bujar Nishani./Gazeta Ekspress

Lajme të ngjashme

Back to top button