Apple prezantoi shërbimin për filma TV+ të ngjashëm me Netflix (Foto)

Më në fund, Apple e ka shpallur hapur betejën ndaj Netflix, me shërbimin e ri për shfaqjen e filmave TV+.

Ashtu siç edhe pritej, krijuesi i iPhone ka bërë të ditur se platforma transmetuese quhet Apple TV+, ndërsa fliste para të pranishmëve në teatrin Steve Jobs që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Së bashku me këtë platformë, është bërë e ditur edhe ri dizajnimi i aplikacionit për televizionin e Apple, si dhe Apple Channels për seksionin e iOS. Ky aplikacion televiziv, do të lansohet gjatë muajit maj, teksa do të vije bashk me Mac të ri.

Materialet që do të transmetohen në Apple TV+, pritet të jenë të realizuara prej emrave më të popullarizuar që ka luajtur në filma të suksesshëm, si dhe emisione të dëshmuara për shikueshmëri të lart.

Në mënyrë që sistemi të jetë sa më i përshtatshmë, Apple ka bërë që aplikacioni të shfaqë përmbajtjen në qendër dhe pjesën e poshtme.

Çfarëdo që doni të shihni, është në opsionin ‘Up Next’ ndërsa shiriti ‘For You’ iu rekomandon gjërat që mund t’ju pëlqejnë.

Së bashku me Apple TV+ është bërë e ditur edhe një platformë, që është e dedikuar për lojëra të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button