Analiza për Kodrën e Diellit, ELEM TURS nuk e ka hapur ende tenderin e premtuar për në muajin mars

Edhe pse u tha se do të hapet gjatë muajt mars, tenderi për kompaninë e cila do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit nuk është hapur ende nga ELEM TURS. Ata premtojnë sërish se i njejti do të hapet gjatë muajt prill, transmeton Portalb.mk.

Problemeve të shumta në Kodrën e Diellit, duket sikur nuk po u gjehet zgjidhje. Tashmë gati katër muaj, të gjitha pyetjet lidhur me problemet e kësaj qendre skijimi marrin të njejtën përgjigje: “pritet analiza e ELEM për Kodrën e Diellit”. Megjithatë ELEM nuk jep shenja se po tenton të gjejë zgjidhje, madje as nuk e ka hapur tenderin për kompaninë që duhet ta bëjë analizën, gjë që premtoi se do ta bëjë gjatë muajt mars.

“Është në procedurë hapja e tenderit. Brenda muajit prill do mbarojë sigurtë. Ka procedura, ELEM duhet ta votojë në këshill drejtues, që të na jepet neve vendim dhe të fillojë procedura e hapjes së tenderit”, tha Xhemail Jusufi, drejtor aktual i ELEM TURS.

Nga ana tjetër nga Inciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” shprehen të revoltuar me autoritetet për mos realizimin e analizës që për shumë kohë thonë se po realizohet, por e njejta ende nuk ka filluar.

“Kryeministri Zaev na tha se analiza duo diligence është në përpilim e sipër dhe analiza për studimin e fizibilitetit poashtu, të njejtën disa herë e ka deklaruar edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ajo kompani që është dashur ta bëjë studimin ende nuk e ka filluar studimin e fizibilitetit dhe këta po na dezinformojnë”, tha Hamdi Sulemani nga Inciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Ndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit, megjithatë asgjë deri sot nuk është ndërmarrë. Një ndër to është dhe teleferiku me gjashtë ulëse, i cili vazhdimisht është premtuar, por ende nuk është përfunduar. “Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.

LEXO: Brenda muajit pritet të hapet tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km
LEXO: Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it
LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button