Të përjashtuarit nga ngrohja qendrore nuk do të paguajnë më kompensim

Qytetarët që janë përjashtuar nga sistemi i ngrohjes qendrore nuk do të paguajnë më  kompensim më shumë. Siç njofton “Dojçe Vele”, kjo është parashikuar me propozim-rregullat e reja ligjore për furnizim me energjinë e ngrohjes, për të cilat sot duhet të diskutohet në seancën e Komisionit Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Me rregullat e reja për furnizim me energji të ngrohjes hiqet dispozita në nenin 52 paragrafi 2 nga rregullat e vjetra për furnizim me energji, sipas të cilave “Konsumatorët e përfshirë detyrohen të paguajnë kompensim për fuqinë e angazhuar (pjesa fikse) e kompensimit me energji elektrike, që përcaktohet në pajtim me sistemin e tarifës për energji elektrike”.

Me rregullat e reja ky paragraf është fshirë komplet, ndërsa vendoset procedura në të cilën mënyrë në të ardhmen do të mundnin të përjashtohen konsumatorët nga sistemi i ngrohjes qendrore. Qeveria prej në dhjetor të vitit 2017 premtoi se amvisëritë në Shkup që janë përjashtuar nga ngrohja qendrore në vitin 2018 do të lirohen nga pagesa, por ajo nuk realizohej. Në ndërkohë është pritur që rregullatorët e Komunikonit Rregullator për Energjetik  ta marrin studimin e  Akademisë Maqedonase të Arteve dhe Shkencave, në të cilën periudhën e kaluar janë bërë analiza se si është ndikimi i të përjashtuarve ndaj sistemit të ngrohjes qendrore.

Siç mëson “Dojçe Vele“, dilema e vetme që mbetet është se – a do të lirohen nga pagesa e kompensimit edhe pronarë të një pjese të objekteve të biznesit, ku ndarja e kompensimit kryhet përmes një pajisje të matur, ndërsa në të cilin pronari nuk jeton ose nuk e shfrytëzon objektin për nevoja të biznesit.

Jozyrtarisht, mbizotëron mendimi se edhe ata do të lirohen nga pagesa e kompensimi fiks, por qëndrimi përfundimtar duhet të miratohet.

Procese gjyqësore, llogari të bllokuara

Lajmi se po shfuqizohet kompensimi fiks do të gëzojë mes 12.000 dhe 20.000 amvisëri në Shkup, që janë përjashtuar nga sistemi i furnizimit me energji elektrike. Vlerësohet se deri tani më shumë se 6.000 qytetarë janë përballur me vendime gjyqësore të kryera për shkak masës së deritanishme. Kanë qenë të detyruar të paguajnë kompensim fiks vetëm për shkak gypave që kalojnë  nëpër banesat e tyre. Por, pa sukses. Zhgënjimi rritej, sepse pjesa më e madhe prej tyre në pajtim me rregullativën e kanë prishur marrëveshjen për furnizim me energji të ngrohjes që nga furnizuesi paraprak “Toplifikacija”, ndërsa u janë imponuar obligime të i paguajnë kompensim kompanisë “Ballkan Energji  Grup” (BEG)  e cila më vonë e ka ndërmarrë këtë veprimtari.  Me BEG ato nuk kanë pasur as marrëveshje në vepër, as marrëdhënie obligatore dhe as ka guxuar t’i ndërmarrë të dhënat e tyre personale nga “Toplifikacija”, kompania me të cilën këto persona tashmë i kanë prishur marrëveshjet.  Edhe përkundër rrethanave, Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim dhe qytetarët me radiatorë të vjetër të paguajnë kompensim për ngrohje gjatë sezonit.

“No pasaran”

Vitin e kaluar në shkurt, Gjykata Supreme miratoi mendim juridik sipas të cilit “banesorët që asnjëherë nuk janë përjashtuar nga sistemi i ngrohjes qendrore, nuk kanë bërë marrëveshje për furnizim me energji elektrike dhe nuk kanë vendosur instalim të brendshëm nga furnizuesi i energjisë së ngrohjes, nuk kanë status të konsumatorëve pasiv të përjashtuar dhe me këtë nuk duhet të paguajnë kompensim për mundësinë e angazhuar (pjesa fikse e kompensimit të energjisë elektrike).

Në këtë rast bëhej fjalë vetëm për kategorinë e banesorëve që nuk kanë banesë në ndërtesë në të cilën paraprakisht nuk ka pasur të instaluar sistem për furnizim me energji të ngrohjes; ku disa nga banesorët kanë instaluar sitstem privat për ngrohje në banesën e tyre pa u vendosur instalimi nga furnizuesi i energjisë elektrike; ku me kërkesë të një pjese të banesorëve, furnizuesi me energji të ngrohjes ka kryer instalim për ato banesa, në atë mënyrë që gypat nuk kanë kaluar nëpër banesat tjera por jashtë banesave, nëpër korridore; dhe ku banesa të cilat nuk janë përfshirë në sistem asnjëherë nuk kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me energji të ngrohjes.

Me këtë mendim juridik, nga obligimi për pagesën e kompensimit fiks janë liruar një pjesë e vogël e të prekurve, para se gjithash, banesorë në objekte të reja të ndërtuara. Por, për 90 për qind problemi ka mbetur i pa zgjedhur. Pjesa më e madhe e qytetarëve edhe më tej përballeshin me llogari të bllokuara, me harxhime për avokatët.

Kjo ka shkaktuar valë të madhe të pakënaqësisë, që e ka artikuluar Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve “No pasaran”.  Vitet e kaluara përfaqësues të kësaj shoqate dhe qytetarë të pakënaqur çdo fundjavë kanë protestuar para zyrës së Komisionit Rregullator për Energjetikë. Vitin e kaluar në tetor Komisioni i ftoi përfaqësuesit  e BEG të marrin pjesë në Grupin punues të formuar me  qëllim që të punojë në rregullat e reja për furnizim me energji elektrike. Epilogu i aktiviteteve të Grupit punues dhe dispozitat në rregullativën e re duhet të bëhen të ditura sot, në kënaqësi të qytetarëve dhe “No pasaran”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button