ARM do ta sanksionojë një ushtare e cila për terroristin e Zelandës së re tha t’i jepet Çmimi Nobel

Shtabi Gjeneral i Armatës së Maqedonisë ka paralajmëruar sanksione për ushtaren profesioniste Tatjana Llazarovska, për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton Portalb.mk.

Opinioni e ka dënuar aktin e ushtares e cila në profilin e saj në Fejsbuk komentoi terroristi i sulmit në Zelandën e Re, përgjegjës për masakrën në dy xhami ku janë vrarë 50 persona, meriton Çmimin Nobel.

Nga ARM e kanë konfirmuar se Llazarovska është e punësuar tek ata si ushtare profesioniste. Prej atje e dënojnë komentin e saj dhe thonë se do të ngritet procedurë disiplinore.

“Pas kryerjes së ekspertizës është konstatuar se në përbërjen e ARM-së ekziston person i tillë. Pas marrjes së informatave është hapur procedurë për konstatimin e përgjegjësisë dhe për ndërmarrjen e masave përkatëse disiplinore. Shtabi Gjeneral më së ashpri e dënon çfarëdo formë të shprehjes dhe çfarëdo lloj të intolerancës, diskriminimit ose mbështetje të sjelljeve të tilla”, thonë nga ARM.

Ata gjithashtu shtojnë se Shtabi Gjeneral i ARM-së deri te njësitë dhe komandat përkatëse vazhdimisht ka dhënë urdhra që më së ashpri të sanksionohet çfarëdo sjellje joshembullore dhe dëmtimit të reputacionit të Armatës.

Ndryshe, ARM ua ka marrë disa “autorizime të caktuara” dy pjesëtarëve të saj të cilët kanë përhapur lajme të rreme, dhe të cilët i zbuloi gazetari hulumtues belgjian, Martens Shenk në janar të këtij viti. Kundër të dyve, përndryshe major-oficerë për siguri dhe ushtarë profesional, ARM-ja ka paralajmëruar edhe sanksione tjera, pas përfundimit formal të procedurës disiplinore.

Ushtari profesionist nga Kumanova, Sllagjan Bojkovski është përmendur si kreatori kryesor i lajmeve të rrejshme dhe ueb-sajteve me gjuhë të urrejtjes kundër emigrantëve dhe myslimanëve, në hulumtimin e zbatuar nga Shërbimi Holandez për Zbulimin e Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

Gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por, pas ndërrimit të pushtetit, autoritetet kanë filluar që të merren më seriozisht me këtë çështje.  Për rast të ngjashëm sikur të Vankovskës, Prokuroria më 19 tetor të vitit 2018-të dorëzoi padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet.  Nedellkovski, në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button