Sulmuesit e policit Filipov kanë përjetuar aksident rrugor pas incidentit

Pas incidentit që ka ndodhur në fshatin Marinë ku është therë me thikë shërbyesi policorë 27-vjeçar, Filip Filipovski, sulmuesit e tij kanë pësuar aksident rrugor, konfirmojnë për “Fokus” nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje shtojnë se komunikacioni ka kaluar pa lëndime të rënda dhe se vetëm është shkaktuar dëm material, transmeton Potalb.mk.

Për sulmin dyshohen vëllezërit Aleksandar dhe Jordan Cvetkovski, djem të ish-kryetarit të Komunës së Petrovecit, Zvonko Cvetkovski, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vëllezërit Cvetkovski pas incidentit janë arrestuar, por nuk u është caktuar paraburgim.

Babai i Filipit, Goce Filipovski, konfirmoi se thika me të cilën është kryer sulmi ende nuk është gjetur. Personi i lënduar ende ndodhet në spital në klinikat e Shkupit. Është bërë operacion te veshka dhe i është hequr shpretka. Nga spitali thonë se gjendja e tij është stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button