Mijallkov: Kontaktet dhe pasurinë jashtë shtetit e kam pasur deri tani, nuk mendoj të ik

Pasurinë time jashtë shtetit, qëndrimin në Çeki dhe kontaktet e mia i kam pasur edhe më herët edhe tani. Me rrethanat e njëjta më janë përcaktuar masa të paraburgimit të cilat kjo gjykatë nuk i ka pranuar dhe më ka përcaktuar masa tjera të cilat unë vitin e kaluar i kam respektuar.

Kështu tha ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili pas shqiptimit të dënimit prej tre vjet burg për rastin “Titanik 2”, pas kërkesës së Prokurorisë i është përcaktuar masë paraburgimi deri në mbajtjen e dënimit, transmeton Portalb.mk.

Atëherë para kësaj gjykate kam dhënë fjalë se nuk do të mendoj për ikje. Kanë kaluar pothuajse dy vite dhe gjë të tillë nuk ka, tha Mijallkov.

Avokatët e Mijallkovit në seancën e sotme publike te Gjykata e Apelit e arsyetuan ankesën e tyre për masën e paraburgimit të caktuar për Mijallkovin. Ata theksuan se paraburgimi që është përcaktuar për Mijallkovin është joligjor dhe i pa bazë, gjegjësisht nga ana e prokurorisë në kërkesën për paraburgim nuk janë cekur dëshmi që tregojnë mundësi se Mijallkov mund të ikë.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të gjetjeve, me siguri gjatë javës së ardhshme do të miratojë vendim se a do të mbrohet në liri Mijallkov deri në aktvendimin fuqiplotë ose do të mbetet në burgun hetues në Shuto Orizare.

Paraburgimin  Mijallkovit më 8 mars ia përcaktoi Gjykata Penale me kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike. Të njëjtën ditë ai u dënua me tre vjet burg, për të cilin gjithashtu ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit. Për të njëjtin rast dënim prej tre burg ka marrë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.

Ish-anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Anea Stefanovska kanë marrë nga tre vjet për shkatërrim joligjor të votimit të zgjedhjeve lokale në Strumicë në vitin 2013 për shkak ndikimit politik.

Nga të dënuarit, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk ka dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit për masën e kujdesit që i është përcaktuar nga ana e Gjykatës.

LEXO: Dënime me burg në rastin “Titanik 2”: Mijallkovi me 3 vjet, Thaçi me 3.2 vjet (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button