Cipras u ankua se avionët turq penguan fluturimin e tij me helikopter

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se helikopter i tij ishte i detyruar që të reduktonte lartësinë për shkak se u shqetësua nga disa avionë të Turqisë.

Tsipras ka qenë duke udhëtuar nga ishujt Agathonisi për të festuar kryengritjen e vitit 1821 kundër Perandorisë Osmane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Ata duhet ta dinë se këto veprime të pavenda nuk kanë aspak kuptim”, ka thënë Tsipras.

“Së pari sepse ne kemi për të mbrojtur integritetin tonë kombëtar, së dyti sepse Kryeministri i Greqisë do të shkojë në ishullin më të largët të vendit tonë, në cepin më të largët, qoftë edhe nëse ka për të arritur atje duke notuar”.

Turqia në anën tjetër ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë tentative për të penguar fluturimin e Tsipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button