Lëvizja Anti-Bixhoz: Maqedonia e Veriut të ndjek shembullin e Kosovës dhe Shqipërisë

Nëpërmjet një postimi në facebook Lëvizja Anti-Bixhoz ka reaguar për tejzgjatjen e procesit për Ligjin për lojërat e fatit. Ata kërkojnë që Qeveria të ndjek shembullin e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mos të lejojë depërtimin e kompanive nga jashtë, transmeton Portalb.mk.

“E kemi përmendur disa herë se beteja për zhvendosjen e tyre nga vendbanimet do të shkojë deri në fund, pasi për ne si Lëvizje Anti Bixhoz është me rëndësi mbrojtja e çdo qytetari nga veset që sjellin lojërat e fatit në përgjithësi”, thuhet në postimin e tyre në facebook.

Ata thonë se Qeveria nuk po e mban premtimin që ua ka dhënë.

“Qeveria nuk po e mban premtimin dhe situata dita ditës rëndohet edhe më tepër,e nga ana tjetër provokon me objektin në Reçicë të Vogël”, thonë nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet kompetente, të mos lejojnë depërtimin e kompanive nga jashtë dhe të plotësojnë kërkesat e tyre.

“Gjithashtu është me rëndësi, që në këtë situatë të rënduar të përmendim dhe të çojmë porosi që asesi të mos lejohet hyrja e kompanive nga jashtë, pasi rrezikon edhe më tepër përhapjen e kësaj dukurie e cila mund të marrë përmasa të paparashikueshme. Kërkojmë përgjegjësi nga partitë politike, veçanërisht ato që janë pjesë e pushtetit, Ministria e Financave dhe Qeveria që të mendojnë seriozisht për kërkesat tona, zhvendosje me çdo kusht”, thuhet në postim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button