Një aeroplan në Australi aterroi dhunshëm, pas tymit në kabinën e pilotëve

Aeroplani “Boeing 787-900”, i linjës Melburn-Los Anxhelos, pas shfaqjes së tymit në kabinën e pilotëve, u detyrua të aterrojë në ishullin e Kaledonisë së Re në lindje të Australisë, përcjell Koha.net. 

Aeroplani me 256 pasagjerë aterroi pa probleme në qytetin e Noumou dhe sipas autoriteteve përgjegjëse për aeroportin, pasagjerët zbarkuan në mënyrë të sigurt.

“Kishte tym dhe ne u ulëm pas 30 minutash. Ishte një ulje e lehtë”, tha një nga udhëtarët për ‘Daily Mail’, përcjell ksp.

Një stacion radio lokal njoftoi se nuk kishte lëndime dhe se udhëtarët do të kalojnë natën në Numei.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button