Iran, të paktën 11 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 35 të tjerë u lënduan nga përmbytjet në jugperëndim të Iranit, njoftuan zyrtarët iranianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Drejtorisë Iraniane për Situata Emergjente, Pir Huseyin Kolyond konfirmoi se një rrugë në qytetin Shiraz, në jugperëndim të vendit, ujërat e rrëmbyeshëm morën me vete automjete, që shkaktoi vdekjen e 11 personave. Sipas tij, 35 persona u lënduan.

Në rajonin e prekur janë dërguar ekipe shtesë të emergjencës dhe ekipe shpëtimi.

Zyrtarët iranianë thonë se ujërat e rrëmbyeshëm morën me vete rreth 200 automjete në Shiraz.

Qindra shtëpi dhe objekte biznesi u përmbytën që nga java e kaluar kur në disa rajone të Iranit filluan reshje të dendura të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button