Infografik: Tre mënyrat e përkthimit në shqip në institucionet e RMV-së

Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve paralelisht me Marrëveshjen e Prespës, dhe mosfunksionalizimi i Agjencisë së Gjuhës Shqipe, bëri që në tabelat e institucioneve shtetërore të bastardohet gjuha shqipe. Njohësit e çështjes së përkthimit propozuan vendosje të mekanizmit kontrollues, ndërkaq institucionet janë duke shqyrtuar tre mënyra të realizimit të përkthimit, transmeton Portalb.mk.

Sela – Osmani – Rashkovski

Për të shmangur këto situata, sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani njoftoi se zbatimi i gjuhës shqipe paralelisht me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” (RMV), do të realizohet nëpërmjet Qeverisë.

“Te shënimi i institucioneve e kemi vendosur që mos t’ua lëmë që ata vetë t’i ndërrojnë tabelat e institucioneve, por ta centralizojmë në Qeveri. Qeveria duhet t’i furnizojë institucionet me tabela të gatshm që do të punohen nga një qendër. Kjo do të lë pak mundësi që të bëhen gabime drejtshkrimore dhe gjuhësore. Memorandumet dhe të gjitha dokumentet i kemi marrë të gatshme nga Qeveria dhe janë dygjuhëshe”, tha Osmani.

Duke folur më tej, Osmani i tregoi edhe tre mënyrat të cilat janë duke u shqyrtuar nga Qeveria e RMV-së:

  • Në çdo institucion të angazhohen përkthyes;
  • Të gjithë përkthyesit të punësohen në Agjenci, dhe agjencia të ofrojë shërbime. Rasti i ngjashëm i shërbimeve të përbashkëta me kontabilistët dhe
  • Institucionet të nënshkruajnë kontrata me ndërmarrje private.

LEXO: Moskompletimi i Agjencisë, Osmani: Në shqip do të përkthejnë shqiptarët që s’janë përkthyes profesional

Deri te gjetja e mënyrës së përkthimit dhe funksionalizimi i Agjencisë, në shqip, në institucione shtetërore do të përkthejnë nëpunës shqiptarë që s’janë përkthyes profesional, paralajmëroi Osmani.

LEXO: Është caktuar lokacioni i Agjencisë së Gjuhës Shqipe, edhe pesë hapa deri te funksionalizimi (Infografik)

Praprakisht, Portalb.mk ka njoftuar se deri te funksionalizimi i Ajgencisë së Gjuhës Shqipe duhet të kalojnë edhe pesë hapa, pasi paraprakisht u caktua lokacioni i cili do të jetë në ish hapësirat e Policisë Financiare.

LEXO: Maqedoni, tetë proceset e funksionalizimit të Agjencisë së Gjuhës Shqipe (Infografik)
LEXO: Maqedoni: Formimi i Agjencisë për Gjuhën Shqipe, pas zgjedhjeve presidenciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button