RMV, numri i të prekurve nga tuberkulozi është zvogëluar në vazhdimësi

Me rastin e shënimit të 24 marsit – Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është drejtuar në ngjarjen e sotme, nën organizim të Institutit për Sëmundje të Mushkërive të Bardha dhe Mekanizmit Nacional Koordinues për Tuberkuloz, me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“Ditën botërore kundër tuberkulozit e shënojmë për ngritjen e vetëdijes, mundësitë për parandalim dhe kontroll të sëmundjes, e cila edhe pse mundet të shërohet, ende paraqet epidemi në shkallë të lartë në pjesën më të madhe të botës. Në Maqedoninë e Veriut, tuberkulozi është në ulje të vazhdueshme. Në vitin 2007, janë regjistruar 563 të prekur, ndërkaq në vitin 2018 numri është zvogëluar dyfish dhe gjithsej janë regjistruar 217 persona me tuberkuloz”, theksoi në konferencën për shtyp ministri Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka ndarë 25 milionë denarë për programe parandaluese për tuberkulozin. Me mjetet nga programi, bashkë me Institutin për Luftë Kundër Tuberkulozit për momentin janë duke u furnizuar aparate për rengen me vlerë prej 4.5 milionë denarë, të cilat janë për Institutin.

Ministri rikujtoi se nga viti i kaluar shteti plotësisht i financon programet për HIV/SIDA, tuberkulozin dhe malarian, për të cilat ndahen mjete me vlerë të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button