Saraçini, apel të rinjve të aplikojnë me projekte për hapjen e bizneseve të reja

Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini sot vizitoi Fondacionin ‘Servisi për sipërmarrës të rinj’ në Shkup,  biznes inkubator që përkrah realizimin e bizneseve fillestare, me ç’rast drejtorit të këtij fondacioni, Ljupço Despotovski i ndau përkrahjen finaciare në vlerë prej 240 mijë denarë.

Saraçini pas vizitës që u bëri sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që janë pjesë e këtij inkubatori deklaroi se dikasteri që ai drejton, edhe më tej do të përkrah të rinjt që kanë ide dhe plane për të hapur biznese vetanake si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, duke përsëritur apelin deri tek të rinjtë që të kokurojnë me projekte dhe të shrytëzojnë mjetet financiare që i ndan Ministria e Ekonomisë.

‘Pjesa më e madhe e të rinjve pas diplomimit shumë rallë mendojnë për hapjen e bizneseve të tyre, dhe shumica prej tyre kënaqen me çfarë do lloj pune që u ofrohet, dhe si pikësynim kanë vendet e punës në administratën shtetërore. Kur takohem me të rinj dëgjoj shumë ide intersante, por gjithashtu vërej se një numër shumë i vogël i tyre besojnë se idetë e tyre  mund të kalojnë në biznese të suksesshme’, tha Saraçini.
 
Kjo situatë tregon se duhet punuar më shumë me studentët të cilët kanë ide, që  mund ti realizojnë në plane të mira biznesi, tha Saraçini, duke shtuar se shembull më i mire për është Fondacioni PSM, të cilit iu ndanë 240 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button