“NATO kreu genocid në Serbi”, Haradinaj shkarkoi zv/ministren serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga posti zv/ministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, një ditë pasi ajo tha se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, transmeton Opinion.al.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj konfirmoi shkarkimin e saj nga posti.  Kreu i ekzekutivit në postimin e tij shkruan ndër të tjera se këto deklarata janë gjuhë e urrejtjes. Haradinaj thekson se:

“Në qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiç, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiç.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button