Grupacioni “Balfin” i motivon gratë për të arritur pozita menaxheriale

Ky është tekst i paguar reklamues

Prapa çdo gruaje të suksesshme qëndron një kompani që beson në të, e motivon atë të ec përpara dhe t’i realizojë potencialet e veta. Kjo është filozofia e grupacionit “Balfin” i cili në vendin tonë përfaqësohet me 2 investime, “Ist Gejt” – një kompani e fokusuar në zhvillimin e një kompleksi multifunksional në Shkup, i cili do të jetë një prurje e qendrës tregtare, parkut të biznesit dhe kompleksit rezidencial dhe “Neptun”-zinxhirit të njohur të teknikës së bardhë në Maqedoni.

Gratë janë një pjesë integrale e mjedisit të biznesit në çdo ndërmarrje që është nën strehën e “Balfin” dhe barazia e plotë nuk është fare temë diskutimi. Kur është fjala për një punëtor cilësor, gjinia nuk është e rëndësishme, thonë nga menaxhmenti. Çdo kompani që është anëtare e familjes “Balfin” vazhdimisht investon në të gjithë të punësuarit e saj, burra dhe gra, që duan të avancohen, të mësojnë dhe të ngjiten në shkallën korporative.

Në “Ist Gejt” premisë kryesore është barazia në gjithçka

Suzana Ristova Veliçkovska është drejtor financiar në “Ist Gejt”. Ajo punon në fushën e financave më shumë se 14 vjet dhe në biografinë e saj i ka shkruar të gjitha pozitat në financa dhe kontabilitet.

“Suksesi im nuk është i rastësishëm, kam punuar shumë, në mënyrë ambicioze dhe mbi të gjitha me përkushtim. Fillova si kontabilist, udhëheqës kontabiliteti, analist financiar, kontrollues buxheti, nga shef i financave u avancova në drejtor financiar. Historinë time profesionale tani më 8 vjet e shkruaj në grupacionin “Balfin”. Iu bashkangjita ekipit “Ist Gejt”, në qershor të vitit 2018, i cili ka një detyrë serioze për të realizuar projektin që paraqet investim më të madh privat në vendin tonë. Të jesh drejtor financiar i një kompanie si “Ist Gejt”, nuk paraqet vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi për besimin e dhënë, të ndërtuar për vite me rradhë. Përgjegjësitë e punës dhe sfidat me të cilat përballem kërkojnë prej meje të kem njohuri të gjëra nga fusha të ndryshme, rregullore, ligje, standarde dhe procedura. Në sektorin e financave, punoj me një ekip të vogël të profesionistëve të cilët në mënyrë të njëjtë e kryejnë punën e tyre pavarësisht gjinisë dhe të cilët ofrojnë mbështetje të shkëlqyer. Ekipi është ai që lëviz “Ist Gejt” drejt determinantës së parë prej tre determinantave, dhe ajo është realizimi i qendrës më të madhe tregtare në Shkup, që do të ofrojë mundësi për një përvojë të re të blerjes në dyqanet me markat më të mira botërore”, thotë Ristova Veliçkovska.

Për sa i përket trajtimit të grave në “Ist Gejt”, ajo shton se në asnjë moment nuk ka ndjerë as kufizim as lehtësim.

“Të jem e sinqertë, në asnjë moment nuk kam ndjerë asnjë kufizim as lehtësim sa i përket trajtimit nga ana e anëtarëve të tjerë të ekipit. Ist Gejt ndjek politikën e grupacionit dhe të gjithë të punësuarit pavarësisht gjinisë, religjionit dhe kombësisë së tyre i trajton ato në mënyrë profesionale, dhe në atë kulturë të gjithë jemi kolegë të barabartë. Në grupacionin “Balfin” vlerësohet profesionalizmi, përkushtimi dhe mundi, kurse gjinia nuk është e rëndësishme – shpjegon Ristova”, Veliçkovska.

Me këtë ndërlidhet edhe kolegeja e saj nga “Ist Gejt”, Biljana Severinova, drejtore e marketingut, e cila është pjesë e ekipit nga nëntori 2018, me përvojë profesionale në sektorin bankar në pozita të ndryshme udhëheqëse, por edhe në vende të ndryshme.

“Ist Gejt” është një kompani moderne që i jep përparësi talentit, kualifikimeve, aftësisë dhe këmbënguljes, dhe profesionistëve që mund të bëjnë dallime. Kompania ka standarde të larta për përzgjedhjen e stafit, kurse gjinia nuk luan asnjë rol. Përgjegjësia ime në suaza të “Ist Gejt” si kompani për zhvillimin e patundshmërive me përdorim të përzier, janë aktivitetet e marketingut dhe PR, si dhe sektori i shitjes së kompleksit rezidencial. Puna është intensive, por përmbushëse, me një sërë aktivitetesh heterogjene për koordinim. “Ist Gejt” është një projekt, ambicia e të cilit është të japë vlera të reja dhe të jetë simboli i ri modern për Shkupin. Me këtë premtim, “Ist Gejt” vendos standarde më të larta në ekip dhe në punë, promovon progresivitet dhe inovacion, dhe nuk kënaqet me praktikat e zakonshme”, thotë Severinova.

Menaxheri i lizingut në kompani Natasha Apostolov, iu bashkangjit ekipit ”Ist Gejt” nga shtatori 2018, nga pozita e menaxherit të shitjes në një grupacion ndërkombëtar bankar me një përvojë profesionale prej më shumë se 15 vjetësh.

Ajo konsideron se puna e saj është e lidhur me sfida të vazhdueshme dhe aspiratë për të qenë më i mirë dhe inovativ ku qëllimi kryesor është tregu të marrë ofertë të re dhe të pasur jo vetëm në fushën e shopingut, por edhe koncept të ri dhe të ndryshëm tërëditor për argëtim dhe relaksim për të gjithë grupmoshat.

“Si pjesë e një prej grupacioneve më të mëdha dhe më të suksesshme të biznesit në Ballkan, “Ist Gejt”, ruan një qasje të shëndetshme dhe profesionale ndaj të gjithë të punësuarve dhe ka një shpërndarje të balancuar gjinore në pozitat kyçe. Ky është një mjedis ku çdo ditë hapen mundësi të reja për përmirësim, kultivohet fryma ekipore dhe ekziston mbështetje bujare nga nivelet më të larta të menaxhmentit. Duke pasur parasysh profesionalizmin dhe përvojën e menaxhmentit, më shumë se sigurt kompania do të pasurojë burimet njerëzore bazuar në kualifikimet profesionale dhe përvojën e personelit, si deri tani. Si çdo kompani moderne ashtu edhe SEG i kushton vëmendje të veçantë dhe investon në zhvillimin profesional të të punësuarve përmes trajnimeve të organizuara për fushëveprimin konkret të punës, por edhe nëpërmjet organizimit të study visits, vizitave dhe takimeve me biznes grupe të ngjashme në rajon për ndarjen e know how dhe best experience”, thekson Apostolov.

“Neptun” thyen stereotipet

Meri Kostadinova tanimë dy vjet është udhëheqëse e departamentit të kontabilitetit në një nga kompanitë më të mëdha në vend me rrjetin e shitjes me pakicë të teknikës së bardhë dhe të zezë “Neptun”. Ajo thekson se në kompani nuk ka ndarje të të punësuarve në burra dhe gra.

Neptun - women empowerment
Neptun – women empowerment

“Investimi në të punësuarit është një nga aktivitetet kryesore në kompani, prandaj ka trajnime dhe seminare të vazhdueshme që mundësojnë avancimin e tyre. Konkretisht për profesionin e kontabilitetit dhe atë që është përditshmëri e imja është ndjekja e vazhdueshme e rregullave ligjore, por dhe standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, të cilat janë bazë për punën e përditshme, pasi që biznesi i kompanisë përballet me ndryshime, me shitjen e produkteve të reja që shfaqen në treg, dhe me këtë pengesat tatimore janë të pashmangshme. E gjithë kjo krijon kompleksitet, por ekziston një zgjidhje për gjithçka. Atë që “Neptun” e mundëson është vizitë në seminaret për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të kontabilistëve të saj, por edhe lirinë për të komunikuar me kompanitë konsulente, gjithmonë në dispozicion për t’iu përgjigjur kërkesave tona. Të gjitha këto mundësi që “Neptun” mi mundësoi pakushtimisht, janë të dobishme për rritjen dhe zhvillimin tim më parë si kontabiliste dhe tani si udhëheqëse e departamentit të kontabilitetit. Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj kompanie”, thotë Kostadinova.

Maja Koteska Donçovska është udhëheqës i çështjeve të përgjithshme në “Neptun”. Ajo u bë pjesë e kompanisë shtatë vjet më parë në pozitën sekretar teknik / asistent administrativ, por që atëherë, ngadalë, duke mësuar dhe duke u zhvilluar ka arritur në vendin aktual.

“Neptuni” është kompani që investon shumë dhe synon zhvillimin e të punësuarve në nivelin e ardhshëm, më të mirë të karrierës. Ka një qëndrim profesional ndaj të gjithë të punësuarve, ashtu edhe ndaj grave. Kam ndjenjë se kompania te ne gratë shikon një pjesë të bukur dhe vitale, duke e ditur se mu këtu qëndron esenca dhe burimi i çdo qëndrueshmërie, force dhe fuqie në biznes. Mendoj se qëndrimi ndaj grave është i mbushur me respekt dhe gjithmonë na mbështesin ashtu që në mënyrë ekipore i ndërtojmë marrëdhëniet tona në “Neptun”, shpjegon Koteska Donchovska.

Zorka Stojanova punon në pozitën referent për menaxhim me besnikëri, financim dhe shërbime dhe thotë se planet e saj profesionale janë të lidhura gjithmonë për “Neptun”, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një kompani që në mënyrë profesionale dhe motivuese trajton secilin prej të punësuarve të saj.

“Në strategjinë e vet, “Neptun” ka integruar një mekanizëm për zhvillim të vazhdueshëm dhe është një lider i vërtetë. “Neptun” si një kompani ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë për të gjithë që duan të punojnë. Kjo konfirmohet nga vetë fakti se në një kompani që perceptohet si “mashkullore” për shkak të veprimtarisë, ka disa gra në pozita menaxheriale që menaxhojnë me sukses departamentet e tyre. Në thelb besoj në ambiciet dhe aftësitë individuale të çdo njeriu për të arritur atë që ai e konsideron qëllim të tij dhe gjinia nuk paraqet aspak pengesë në atë drejtim. Nëse dikush është i vendosur fort për të arritur atë që dëshiron dhe aktivisht punon për të, gjithçka mund të realizohet. Mund të them lirisht se “Neptun” është shembull për rrënimin e stereotipeve për profesione mashkullore/femërore dhe shembull i kompanisë në të cilën të gjithë kanë mundësi të barabarta për avancim”, shpjegon Stojanova.

“Balfin” nën strehën të cilit janë “Ist Gejt” dhe “Neptuni” dhe është një nga grupacionet private më të mëdha investuese në rajon, që është i njohur për investimet e veta në qendra tregtare, objekte rezidenciale dhe komerciale, projekte turistike siç janë Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, aktivitete në industrinë e modës dhe në industrinë e minierave, si dhe në sferën e shitjes me pakicë me “Neptun”, “Jumbo”, SPAR dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button