FMD-ja: Me mungesën e përgjegjësisë, pushteti aktual nuk dallon shumë nga pushteti paraprak

Forumi për Maqedoni Demokratike (FMD), nëpërmjet një reagimi, sot ka vlerësuar se pushteti aktual nuk dallon shumë nga pushteti paraprak, kur është fjala për dhënien e përgjegjësisë, korrupsionit dhe për punësimet joadekuate, transmeton Portalb.mk.

“Shqetësuese është tendenca për veprime të paligjshme të koalicionit qeverisës në Maqedoni. Gjurmë kryesore me udhëheqjen e shtetit, qëndrojnë dyshimet për korrupsion, nepotizëm, punësime partiake, tenderë të dyshuar dhe furnizimi i veturave luksoze, siç është rasti me Komunën e Strugës dhe gjatë këtyre ditëve me MEPSO-n. Emërohen persona në vende përgjegjëse në borde udhëheqëse dhe mbikëqyrëse në institucione shtetërore të rëndësishme, pa pasur arsimim adekuat dhe ekspertizë profesionale”, thonë nga FMD-ja.

Nga FMD-ja kanë kritikuar edhe ndryshimet ligjore në Ligjin për Prokurori Publike, ku thonë se shqetësuese janë kompromiset politike në sistemin gjyqësor dhe sundimin e së drejtës në shtet.

“Për shembull, sipas Ligjit për Prokurori Publike, në rastet e PSP-së të hapura më 30 qershor të 2017-s, bisedat e përgjuara por do të mund të shërbejnë si dëshmi në shumë hetime për korrupsion, atë për dështimin e regjistrimit të popullsisë “Regjistrimi”, hetimin e “Pacientit”, as edhe në hetimet “Dhurata”, “Stacione Bazë”, “Harmonia” dhe “I fuqishmi””, thanë më tej nga FMD-ja.

Nga atje thonë se Qeverisë i duhet plan dhe strategji më e mirë për të luftuar shtetin e robëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button