Është anuluar seanca e rastit “Titanik” për shkak të mungesës së gjykatësit

Gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdojë më 23 prill pasi seanca e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev, transmeton Portalb.mk.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe prezantohen materialet dëshmi të propozuara nga Prokuroria Speciale Publike. Deri tani janë prezantuar mbi 2.500 deri, prej rreth 5.900 materiale dëshmi.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik në Hungari,  Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button