Me akupunkturë infektoi 16 njerëz me HIV

Një banor i Zvicrës akuzohet se me akupunkturë me qëllim ka infektuar 16 njerëz me HIV. Disa nga rastet e klientëve të infektuar janë të moshës 10 vjeçare.

Gjykata rajonale në Bern – Mitelend akuzoi burrin e paemëruar për përhapje të qëllimshme të sëmundjes dhe për shkaktim rë lëndimeve serioze trupore, vepra për të cilat kanoset dënim maksimal prej 5 deri në 10 vjet, kumtohet nga zyrja e prokurorisë rajonale në Bern.

Në kumtesën shtohet se shumica e viktimave kanë vizituar shkollën e muzikës të cilën e udhëhiqte ky person. Sipas fjalëve të zëdhënësit të prokurorisë, ai në mënyrë të paautorizuar merrej me akupunkturë, siç besohet, mes viteve 2001 dhe 2005, përmes të cilës infektoi disa nga viktimat.

Policia konstatoi se akupunkturologu i vetëshpallur ka përdorur arsyetime të ndryshme për t’i mjekuar “viktimat, ndërsa mbetet e paqartë cilat objekte i ka përdorur. Ekspertët vërtetuan se ky person u ka dhënë viktimave ilaçe fjetjeje, pas çka i ka infektuar.

I akuzuari i mohon të gjitha informatat kundër tij, thuhet në kumtesën e prokurorisë. Rasti doli në shesh pasi spitali në Bern zbatoi hetim lidhur me deklaratat e njerëzve që pohonin se akupunkturologu i ka infektuar me HIV. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button