Anija “Viking Sky” ka mbërritur në një port të Norvegjisë

Një anije lundrimi luksoze me në bord 1.400 pasagjerë përfshirë dhe ekuipazhin mbërriti në një port të Norvegjisë të dielën pasi i shpëtoi një katastrofe kur motorët e saj pushuan së funksionuari gjatë një stuhie, transmeton Zëri i Amerikës.

Më herët punonjësit e emergjencës evakuuan nga ajri 479 persona ndërsa anija ndodhej në det të hapur pranë brigjeve të Norvegjisë.

“Viking Sky” kishte në bordin e saj 1373 pasagjerë përfshirë ekuipazhin.

Kapiteni i anijes lëshoi një alarm për ndihmë të shtunën pasdite.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi se evakuimi u bë “në rrethana jashtëzakonisht të vështira” në kushtet e një erë me fuqi deri 70 kilometra në orë dhe me lartësi dallgësh mbi 8 metra.

Kisha frikë! Nuk kam përjetuar kurrë një gjë kaq të frikshme“, tha Janet Jacob, një nga udhëtarët e parë që u evakuua, për transmetuesit norvegjez NRK.

Shumica e pasagjerëve në anije janë shtetas amerikanë dhe britanikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button