Ahmeti: Opozita të mos tërhiqet nga dialogu për Ligjin për Prokurori Publike

Opozita nuk duhet të tërhiqet nga negociatat për PSP, tha sot kreu i BDI Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk

Sipas tij, bisedimet midis qeverisë dhe opozitës mbi ligjin e ri për Prokurorinë Publike duhet të vazhdojnë, gjë që gjithashtu përcakton fatin e PSP-së.

“Kishim takime. I bëj thirrje opozitës që të mos tërhiqet nga dialogu dhe të bjerë dakord për të mirën e vendit”, tha Ahmeti.

Pas mosarritjes së marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje paralajmëroi se bisedime për sigurimin e shumicës së nevojshme, do të zhvillohen në dy trajektore.

Përndryshe, edhe takimi i dytë që u realizua të premten mes grupeve të punës së VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e PSP-së, përfundoi pa marrëveshje. Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, paralajmëroi vazhdim të bisedimeve me deputetë dhe grupet e tjera parlamentare, në përpjekje për kapjen e 2/3-tave.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

  • Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
  • PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
  • Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.

Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit.

LEXO: PSP – zhgënjim ose sukses?
LEXO: Sigurimi i votave për Ligjin e PSP-së, Hoxha i BESËS: Opozita shqiptare gomë rezervë e Qeverisë

LEXO: Qeveria e RMV-së është e vendosur: S’ka ndryshim të propozim-Ligjit të Prokurorisë dhe të Katica Janevës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button