UNSHM: Shkollat e mesme të Kërçovës “Mirko Milevski” dhe “Drita” me kushte të këqija(VIDEO)

Unioni i Shkollave të Mesme(UNSHM) të Maqedonisë së Veriut ka publikuar një video tre minutëshe ku tregohen kushtet e këqija të dy shkollave të mesme të Kërçovës, “Mirko Milevski” dhe “Drita”, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, këto shkolla janë lënë në harresë, mirëmbajtja është e ulët, ka minj nëpër klasë, kushte afrikane, hapësira që duken sikur gjendje lufteje. Ata thonë se hapësirat shkollore në Kërçovë nuk janë të dezinfektuara dhe se gjatë hulumtimit nxënësit kanë deklaruar që shumë prejt tyre janë të sëmurë nga higjiena e dobët në shkollë.

UNSHM nëpërmjet një postimi të shpërndarë në facebook kërkon përgjegjësi nga autoritetet dhe marrjen e masave për këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button