Indonezia u godit nga një tërmet 5,7 ballë

Një tërmet prej 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia meteorologjike, klimës dhe gjeofizikës (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar në një zonë 54 kilomtera në jugperëndim të Posa-s, në pjesën qendrore të Sulawesit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka informacione për viktima apo të plagosur dhe nuk është lëshuar alarm për cunami.

Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button