De Biazi: Kur isha pjesë e Shqipërisë më kontaktuan nga Seria A

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi do të mbetet padyshim në kujtesën e çdo tifozi.

Megjithatë, për “Corriere dello Sport”, tekniku zbulon edhe një prapaskenë kur ishte ende në drejtimin e kombëtares sonë. Ai ka treguar se ka refuzuar Palermon sepse kishte një kontratë me Shqipërinë, transmeton Albeu.

“Herën e parë më ka kontaktuar Zamparini. Ishte në Seria A kur vendosi të largonte De Zerbin, por unë isha në kontratë me Shqipërinë. Më joshi oferta, por nuk mund ta pranoja”, zbuloi De Biazi. Trajneri është ende pa një ekip, ku pas largimit nga kombëtarja jonë provi një aventurë me Alaveshi në Spanjë, por që nuk shkoi brenda pritshmërive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button