Ermal Mamaqi rikthehet në skenën e ‘Portokallisë’ pas 12 viteve

Surprizë për të gjithë rikthimi në skenën e kabaretit të humorit “Portokalli” në Top Channel. Para 12 viteve, kohë kur ai ishte pjesë e grupit “SHBLSH”, Ermal Mamaqi la gjurmët e tij me interpretimin si aktor në këtë skenë, deri në momentin kur mori vendimin për t’u larguar e për t’ju përkushtuar biznesit bashkë me bashkëshorten, Amarda Toska, transmeton Class.

Dje, ai moderon suksesshëm “Xing” me Ermalin në TV Klan, ku pjesë e studios së tij televizive janë bërë ndër vite personazhe nga më të famshmit shqiptare, por edhe ata të huaj. Por, sot lajmi i rikthimit të tij në skenën e “Portokallisë” ka ardhur kaq i befasishëm dhe i papritur. Ka qenë vetë Ermali, i cili në një video që është postuar nga miku i tij, aktori tjetër i humorit Rezart Veleshnja ka bërë me dije se do të jetë pjesë e skenës së humorit në këtë puntatë të “Portokallisë”, pres së cilës ai u largua plot 12 vite më parë.

“Mirëmbrëma kam ardhur këtu në Portokalli’, dëgjohet të thotë Ermali në video, ku me siguri ai do të vijë përpara spektatorit me statusin e të ftuarit special. “Ermal Mamaqi sot në Portokalli. Do e ndriçojë skenën këtë javë”, shprehet Rezart Veleshnja krahas videos.

Ndërkohë, të gjithë presin të shijojnë spektaklin e humorit këtë të diel, me një të ftuar shumë special si Ermal Mamaqi!

 

View this post on Instagram

 

@ermalmamaqiofficial sot ne portokalli do e ndricoj skenen kete jave! love u broo por me shume love @vebian_mucaj !? more vesh ti i fundit?

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button