LSDM: Përkushtimi i institucioneve në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve jep rezultate

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese dërguar në media thotë se efikasiteti i institucioneve është duke dhënë  rezultate, trefish është rritur parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve. Përkushtimi i indtitucioneve në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve jep rezultate, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018, trefish është rritur parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve në vend. Agjencia Kombëtare për Parandalim të Emigrantëve dhe Tregtisë me Njerëz e formuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike jep rezultate. Institucionet janë trefish më të mira dhe më efikase në parandalimin e kontrabandimit dhe tregtisë me njerëz”, thuhet në njoftim.

MPB me veprimin e saj efikas dhe profesional, tregon si punohet në interes së qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button