Federata Helene e Xhudos: Kosova shkroi histori në Athinë

Historia, e glorifikuar në ar, është shkruar nga Kosova në Kampionatin Evropian të Juniorëve 2019 në Athinë, që organizohet nga Qendra Olimpike “Ano Liosia”. Kampionja evropiane e vitit 2018 në kategorinë U18, Erza Muminoviq, ishte në majë të podiumit në kategorinë 48kg, duke fituar medaljen e parë për Kosovën në territorin grek, ndërsa shtegu i njëjtë i artë u shkel edhe në kategorinë – 57kg nga bashkëvendësja e saj, Flaka Loxha, njofton Koha.net.

Erza mposhti austriaken Jacqueline Springer me Ippon në finale, ndërsa edhe Flaka fitoi me Ippon kundër austriakes tjetër, Lisa Grabner e cila kishte zënë vendin e tretë në Evropianin e Kadetëve 2018.

“Fakti se jam medalistja e parë femër e Kosovës në tokën greke po më mbush me gëzim e krenari. Ndihem pabesueshëm e lumtur që e bëj trajnerin, familjen dhe vendim tim krenarë. Momentet teksa po e dëgjoja himnin kombëtar të vendit tim me emocione, janë të papërshkrueshme. E ndjeva që nga mëngjesi se sot do të ishte dita ime. E dija se isha e fortë dhe në gjendje të tejkaloja të gjitha pengesat që kundërshtarët do t’mi hidhnin në rrugë. Ambiciet e mia përfshijnë medalje në Evropian dhe në gara botërore sepse jam ende e re – vetëm 16 vjeçare – për Olimpiadën e Tokios. Isha e emocionuar për ngjarjen, e cila si nga këndvështrimi organizativ ashtu edhe nga ai garues, ishte në nivel shumë të lartë. Për më tepër, ambienti Olimpik ku garova kishte një aura speciale, më thanë se pesëmbëdhjetë vjet më parë në Olimpiadën e Athinës 2004 Ilias Iliadis fitoi medaljen e artë në një moshë të re në po të njëjtin vend. Po largohem me përshtypjet më të mira dhe dëshiroj që Greqia të bëhet gur themeli për atletë e trajnerë tjerë nga Kosova”, tha Erza për ueb-faqen e Federatës Helene të Xhudos pas marrjes së çmimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button