Xhaka e Ajeti në fushë, Zvicra e nisi me fitore ndaj Gjeorgjisë

Zvicra e nisi mjaft mirë aventurën e saj në kualifikueset e “Euro 2020”. Skuadra e drejtuar nga Petkoviç mundi Gjeorgjinë, në Tbilisi, me rezultatin 2-0, njofton TCH.

Helvetët e zgjidhën ndeshjen në pjesën e dytë të saj, kur shënuan të dy golat e fitores. Zuber kaloi Zvicrën në avantazh, ndërkohë që 10 minuta nga fundi i takimit, Zakaria fiksoi shifrat 2-0, pasi dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga portieri gjeorgjian, loria, pas gjuajtjes së Ajetit.

Zvicra është në grupin D të kualifikueseve, së bashku me Gjeorgjinë, Danimarkën, Gjibraltarin dhe Irlandën.

Por, Zvicra është në garë edhe për fitoren e Nations League, duke qenë mes 4 skuadrave të kualifikuara në fazën finale të Ligës A të kompeticionit, një fitore që jep edhe një biletë kualifikimi për në Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button