Sigurimi i votave për Ligjin e PSP-së, Hoxha i BESËS: Opozita shqiptare gomë rezervë e Qeverisë

Kërkesën e Qeverisë që VMRO-DPMNE-ja të dorëzojë propozime në formë të amendamenteve për projektligjin për prokurorinë, nga partia opozitare maqedonase e quajnë përpjekje për pazar me principet themelore që ata tashmë i kanë dorëzuar në 120 faqe vërejtje, transmeton TV 21.

LEXO: PSP – zhgënjim ose sukses?

Por për këto principe që VMRO-DPMNE-ja i ka dorëzuar, dje Ministrja e Drejtësisë Deskoska i quajti  debate abstrakte dhe humbje kohe, duke kërkuar amendamente konkrete. E deri sa pret për amendamentet e VMRO-DPMNE-së, Deskoska paralajmëroi vazhdim të bisedimeve me deputetë dhe grupet e tjera parlamentare, në përpjekje për kapjen e 2/3-tave.

Kjo për sekretarin e përgjithshëm të BESA-s, Arjanit Hoxhën është shqetësuese, sepse sipas tij, sa herë kur dy partitë me të mëdha maqedonase nuk arrijnë marrëveshje, Qeveria e sheh opozitën shqiptare si gomë rezervë, megjithatë shton se janë të gatshëm të ulen për të dhënë vërejte edhe sugjerime.

“Qeveria e sheh opozitën, respektivisht opozitën shqiptare, si një gomë rezervë për të dalë nga këto situata të cilët ata edhe vetë i sjellin. Sa i përket projektligjit deputetët tanë janë duke e shqyrtuar, me siguri në jemi që të vazhdojë puna e prokurorisë Speciale, pa e fshehur faktin se jemi të dëshpëruar që nuk u arritën pritshmëritë që duheshin arritur nga Prokuroria Speciale. Ne i japim mbështetje institucionit prokurori Speciale duke mos e lidhur këtë me individë të caktuar që punojnë, dhe jemi të interesuar që ky institucion profesionalisht ta kryejë punën që e presin qytetarët”, tha Hoxha.

LEXO: Osmani për sigurimin e 2/3 së votës për PSP-në: Bisedimet do të zhvillohen në dy trajektore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button