Erdogan: Turqia do të bëhet aktor global në industrinë e mbrojtjes

Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij, me dizajne origjinale dhe teknologji të përparuar, periudhën e ardhshme do të bëhet aktor global në sferën e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e presidentit turk u bënë gjatë një tubimi të përbashkët zgjedhor me liderin e partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahçeli në kryeqytetin Ankara, në kuadër për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 31 mars.

Në vitin 2018, u shpreh presidenti Erdogan, eksportet e industrisë hapësinore dhe të industrisë së mbrojtjes u rritën me 17 për qind.

Eksportet e Turqisë në këto sektorë kanë përmbushur objektivin prej 2 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke shënuar njëkohësisht nivelin rekord të eksporteve prej 2.035 miliardë dollarësh.

Turqia është futur thellë në fushatën zgjedhore në të cilat marrin pjesë 12 parti politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button