Ministri Spasovski: Letra e BFI-së është kërcënim, ftojmë për dialog

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot është kundërpërgjigjur letrës së Bashkisë Fetare Islame (BFI) drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

“Konsiderojmë se kërcënimet janë të papranueshme nga kushdo qofshin. Në rastin në fjalë bëhet fjalë për një letër të BFI-së e cila është një kërcënim. Ftoj në qasje serioze. Kjo qeveri në krye me Zoran Zaevin ka treguar se ka kapacitet serioz për dialog dhe bisedime,  dhe në atë frymë të bisedojmë me të gjithë, por në asnjë mënyrë nuk pranojmë kërcënime nga kushdo”, tha Spasovski.

LEXO: BFI u përplas me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga BFI-ja kanë akuzuar se Qeveria është selektive dhe diskriminuese kur është në pyetje prona e BFI-së, ndërkaq thonë se Kisha Ortodokse është e favorizuar. Nga ana tjetër, Qeveria thonë se BFI-ja e ka kushtëzuar dhe e ka shantazhuar. BFI-ja thotë se për marrëdhënien me Qeverinë, do t’i njoftojnë të gjithë besimtarët në 700 xhami, me rastin e zgjedhjeve presidenciale. Qeveria u rekomandon që të ngritin procedurë përpara institucioneve kompetente, nëse për rastet e tilla nuk është vepruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button