Sulme ajrore në Idlib, 15 të vdekur

Së paku 15 civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, i cili është shpallur zonë e deeskalimit për civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile lokale “Helmetat e Bardha” njoftuan se sulmet u kryen të premten në orët e vona, ndërsa janë plagosur 28 civilë.

Nga observatori që është nën kontroll të opozitës siriane, u theksua se pesë avionë luftarakë rusë, të cilët fluturuan nga baza Khimeimim në Lazkiyi, bombarduan vendet Fua dhe Keferya në Idlib dhe Khan Shaykhun.

Idlibi është një nga enklavat më të mëdha të kontrolluara nga opozita në Siri. Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar, u arrit marrëveshje mbi armëpushimin në Idlib dhe krijimin e zonave të deeskalimit për civilët.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni, ndërsa forcat lojale të regjimit të Asadit kanë kryer një varg sulmesh artilerike dhe ajrore në këtë rajon.

Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri (SNHR) në raportin e fundit theksoi se gjatë sulmeve të regjimit që nga fillimi i vitit në Idlib janë vrarë së paku 166 civilë, ndërsa 472 janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button