Shtatë raste të reja me fruth, dy fëmijë dhe dy të rritur në gjendje më të rëndë

Trembëdhjetë pacientë të prekur nga fruthi janë kontrolluar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve 7 janë mbajtur për shërim spitalor. Prej gjithjesj 34 pacientëve të hospitalizuar në Klinikë ( 16 fëmijë dhe 18 të rritur), dy fëmijë dhe dy të rritur janë me pasqyrë më të rëndë klinike, kanë informuar sot nga Klinika për sëmundje infektive, përcjell Portalb.mk.

Nga shtatë rastet e reja, dy janë fëmijë një i moshës gjashtë muajsh nga Kumanova dhe një fëmijë në moshë 1 vjeçare nga Saraji I Shkupit, të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar.

Epidemiologët paralajmërojnë për shpalljen e mundshme të epidemisë në mbarë vendin nëse vijon të rritet numri i të prekurve nga fruthi. Ata gjithashtu apelojnë për vaksinim, pasi siç thonë kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button