“Jelekët e verdhë” sërish në rrugët e Francës

Qeveria e Francës premtoi se do të forcojë masat e sigurisë, meqë lëvizja “jelekët e verdhë” organizojnë demonstratat në të shtunën e 19-të me radhë, pas trazirave të javës së kaluar në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet ndaluan protesta në avenynë parisiene Champs-Elysees dhe zonat qendrore të disa qyteteve, në mesin e të cilave janë Bordeaux, Toulouse, Marseille dhe Nica në jug, dhe Roun në perëndim të Francës.

Prefekti i ri i policisë parisiene Didier Lallement, i cili mori detyrën pas dhunës së të shtunës së kaluar, tha se janë vendosur njësite të veçanta policore qëllimi i së cilave është të reagojnë ndaj çdo forme të dhunës.

Autoritetet kanë shpërndarë ushtrinë për të mbrojtur të gjitha lokacionet e ndjeshme dhe u mundësojnë forcave policore që të fokusohen në mbajtjen e rendit dhe paqes gjatë protestave.

“Jelekët e verdhë” bënë thirrje për t’u mbledhur në sheshin Trocadero afër Kullës Eiffel dhe për demonstrata në pjesën jugore të vendbaimit Montmartre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button