“Anima Mundi”: Urgjentisht të ndërpritet pastrimi i liqeneve në Parkun e Qytetit

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”, nëpërmjet një kumtese të dërguar sot, ka kërkuar që urgjentisht të ndërpritet pastrimi i liqeneve në Parkun e Qytetit të Shkupit, sepse ajo është duke u bërë në mënyrë joprofesionale dhe të vrazhdët, transmeton Portalb.mk.

Kjo mënyrë, sipas tyre do të shkatërrojë ambientin jetësor dhe gjallesat në atë pjesë.

“Pa njohuri elementare dhe pa ndjeshmëri, është duke u shkatërruar ambienti jetësor, bimët, gjallesat, po bëhet likuidim i botës jetësore të shumëllojshme, janë duke u mbytur mijëra guaca, zvarranikë, gjarpinj, bretkosa dhe alga”, thanë nga “Anima Mundi”.

Duke shtuar më tej, ata vlerësojnë mekanizmi me të cilin po pastrohen liqenet, është i vrazhdët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button