ISIS-i u mposht përfundimisht (FOTO-VIDEO)

Forcat Demokratike Siriane (FDS), të mbështetura nga SHBA, thonë se e kanë çliruar territorin e fundit që mbahej nga ISIS në fshatin Baguz, njofton TCH.

Lajmi vjen pothuajse një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mposhtjen e plotë të ISIS, duke treguar me krenari një hartë të territorit që kishin ekstremistët kur ai erdhi në pushtet. E njëjta gjë u konfirmua edhe dje nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Dorezimi i ISIS-it
Dorezimi i ISIS-it
“Këtu është ISIS në ditën e zgjedhjeve, këtu është ISIS tani”, tha Trump me krenari. “Kur erdha unë ishte një lëmsh i madh. Tani ka mbetur një pikë e vogël që do të pastrohet brenda natës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button