Me sloganin “Bashkë përpara”, Pendarovski do ta zhvillojë fushatën për president

“Bashkë përpara” është slogani i me të cilin kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski do ta kërkojë votën në zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Ky vendim është marrë mbrëmë, në mbledhjen e  Shtabit Zgjedhor Qendror të Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe koalicionit në të cilin morën pjesë ministra, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë, transmeton Portalb.mk.

Siç sqaruan nga Shtabi Zgjedhor Qendror, slogani “Bashkë përpara” e shpreh thelbin dhe programin e vërtetë të Stevo Pendarovskit, që bazohet në principet e të përbashkëtës, e bashkimit të qytetarëve, për zhvillim të shpejtë të RMV-së në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Mbledhja e Shtabit Zgjedhor Qendror e LSDM-së
Mbledhja e Shtabit Zgjedhor Qendror e LSDM-së, Zoran Zaev

Pas kësaj, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka kërkuar zgjedhje fer dhe të qeta.

LEXO: U tërhoq shorti: Ja cili do të jetë numri rendor i kandidatëve në fletën e votimit

Përndryshe, dje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të u tërhoq shorti për numrin rendor të kandidatëve në fletën e votimin, siç vijon më poshtë:

  • I pari (numri 1) do të jetë kandidati i pavarur, Blerim Reka,
  • E dyta (numri 2) do të jetë kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska dhe
  • I treti (numri 3) do të jetë kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski.

Ndryshe, fushata zgjedhore do të fillojë më 1 prill, ndërkaq do të mbarojë më 19 prill. Pas kësaj do të pasojë heshtje zgjedhore prej 48 orësh. Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale do të jetë më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.  Rreth të dytë do të kemi nëse asnjë kandidat për president nuk e fiton shumicën e nevojshme të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button