Gostivar, është zhdukur një burrë në ujërat e Vardarit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, sot ka njoftuar se dje një qytetar nga Gostivari ka denoncuar në polici se rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Mallo Turçane, ka vërejtur një trup të pajetë të një burri, i cili lundronte mbi ujërat e Lumit Vardar, transmeton Portalb.mk.

Denoncuesi i rastit ishte përpjekur ta nxirrte, por nuk kishte arritur, pasi ujërat ishin të vrullshëm. Në afërsi të fshatit Balindoll ai e kishte humbur nga shikimi dhe më pas kishte thirrur Policinë dhe Zjarrfikësit.

Tani për tani nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën në ujërat e Vardarit, ndërsa kërkimet për trupin vazhdojnë edhe sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button