VMRO-ja: Patriotët me dënime tri herë më të mëdha se luftëtarët e ISIS-it që maskuan njerëzit

Republika e Maqedonisë me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) është bërë shtet i varfërisë, i krimit, i ndjekjes politike dhe i padrejtësive. Që t’i mbulojë krimet e veta, por edhe paaftësinë që të sjellë standard më të mirë për qytetarët, pushteti ka filluar të krijojë skenar të errët të ndarjeve dhe ndjekjeve, ka akuzuar sot partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja, transmeton Portalb.mk.

Ai ka thënë, se patriotët po marrin dënime të mëdha, ndërkaq pjesëtarë të ISIS-it tri herë më të vogël.

“Ndjekja politike në shtet u bë përditshmëri. Ata të cilët ishin të parët që e ngritën zërin kundër shitjes së interesave shtetërore dhe politikave humbëse të Zoran Zaevit, u bënë edhe viktimat e para të zaevizimit. Qytetarët po i mbushin burgjet, derisa kryeministri është i lirë për ryshfet, edhe pse tërë opinioni e pa se si kërkon ryshfet 200 mijë eurosh. Patriotët të cilët tërë jetën e kanë dhënë për mbrojtjen e shtetit, kanë marrë dënime të mëdha me burg, kurse luftëtarë të ISIS-it, të cilët maskuan njerëz, kanë marrë dënime tri herë më të vogla”, thanë nga VMRO-ja.

Duke reaguar më tej nga atje, kanë kritikuar pushtetin edhe për mosfutjen në fuqi të pagës prej 500 euro, për mosngritjen e standardit mjekësor, dhe për dobësim të identitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button