Autoritetet gjermane arrestuan 10 persona që po planifikonin një sulm terrorist

Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar dhjetë persona pas dyshimeve për planifikimin të sulmit terrorist islamik. Këta persona kishin planifikuar të vrasin sa më shumë “jobesimtarë” duke përdorur një veturë dhe armë, thanë autoritetet, njofton REL.

Një 21 vjecar nga Offenbach afër Frankfurtit dhe dy vëllezër 31 vjecar nga Ëiesbaden, janë të dyshuarit kryesor për organizim të sulmit.

“Ata kishin zhvilluar kontakte me posedues të armëve, kishin marrë me qera një veturë të madhe si dhe kishin mbledhur fondet për të paguar armët dhe planin e vrasjeve”, tha një zyrtar për informim nga zyra e prokurorit.

“Të dyshuarit janë në mes të moshës 20 dhe 42 dhe shumica janë të kombësisë gjermane”, shtoi ai.

Policia ka konfiskuar 20,000 euro si dhe thika, substancë narkotike, dokumente dhe mjete elektrike.

Gjermania ka qenë në alarm pas sulmeve të xhihadistëve nëpër Evropë viteve të fundit. Më 2016, një person kishte hyrë me kamion në qendër të Berlinit, duke lënë të vrarë 12 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button