Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Kinës do të takohen në Paris

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë të ditur se liderët e Gjermanisë, Francës dhe Kinës do të diskutojnë mbi multilateralizmin, tregtinë dhe sfidat ndërkombëtare gjatë takimit të tyre në Paris që do të mbahet javën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel, Merkel tha se mbledhja e së martës do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar çështjet që janë në interes të përbashkët.

“Kjo ka të bëjë me sfidat ndërkombëtare që ne duam t’i diskutojmë së bashku me presidentin kinez. Mendoj se do të jetë një mbledhje e mirë”, tha ajo.

Merkel gjithashtu tha se nuk është qëllimi që të krijohet një format i ri i bisedimeve mes dy fuqive më të mëdha të BE-së me Kinën, duke theksuar se presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, gjithashtu do të jetë i pranishëm në takim.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të premtën ka filluar një vizitë gjashtëditore në Evropë, ku përfshihen Italia, Monako dhe Franca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button