Franca u lejoi forcave të sigurisë që të hapin zjarr ndaj “jelekëve të verdhë”

Forcat e sigurisë së Francës e kanë të lejuar që të hapin zjarr nëse kanoset jeta gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që do të mbahen këtë fundjavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Bruno Leray, guvernatori ushtarak i Parisit, për mediat lokale tha se ushtria do të ndihmoj 5.000 zyrtarët policor për të siguruar rendin gjatë protestave.

Ai tha se forcat e sigurisë mund “të hapin zjarr” nëse vihet në rrezik jeta e tyre apo e civilëve.

Policia franceze njoftoi se nuk do të lejohet organizimi i protestave në Champs-Elysees dhe se protestuesit do të mbahen larg rrugëve që rrethojnë bulevardin Arc de Triomphe.

Gjatë protestave të javës së kaluar, 192 persona u arrestuan ndërsa u lënduan 42 të tjerë, duke përfshirë edhe 17 policë.

Protestat e “jelekëve të verdhë” filluan para katër muajve si reagim i rritjes së çmimit të derivateve të naftës. Megjithatë, protestat më vonë u shndërruan në trazira antiqeveritare.

Sipas qeverisë franceze, deri më tani në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe më shumë se 2.000 të tjerë janë lënduar.

Rreth 8.400 persona janë arrestuar për protestat dhe 2.000 janë dënuar me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button