Trump: DEASH ka humbur të gjithë territorin që dikur ishte nën kontrollin e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pas një fushate afro 5-vjeçare të udhëhequr nga SHBA-të “grupi terrorist DEASH ka humbur të gjithë territorin në Irak dhe Siri që dikur ishte nën kontrollin e tij”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump këtë e njoftoi në komentet e tij të shkurtra para mbështetësve pas mbërritjes së tij në Florida.

Presidenti amerikan u informua gjatë fluturimit nga sekretari i mbrojtjes, Patrick Shanahan, zëdhënëdhësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha gazetarëve në bordin e Air Force One.

Forcat aleate të SHBA-ve kanë luftuar DEASH-in në rajonin e tyre të fundit në Baghouz të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button