Putin ka thirrur Këshillin e Sigurimit, diskutime për Lindjen e Mesme

Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur Këshillin e Sigurimit për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, konfirmoi se Putini thirri Këshillin e Sigurimit duke nënvizuar se tensionet në rajon nuk duhet të nxitet nga lëvizjet dhe deklaratat e pakujdesshme të vendeve të përfshira në procesin e zgjidhjes së situatës

Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin social Twitter bëri të ditur se është koha që SHBA-të, pas 52 vitesh, plotësisht të njohin sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit të pushtuar.

Asambleja e Përgjithshme e KB-ve të premten me 150 vota për miratoi rezolutën me të cilën dënohet pushtimi izraelit i Lartësirave të Golanit. Kundër votuan SHBA-të dhe Izraeli, ndërsa të përmbajtur ishin 14 vende, përfshirë Australinë, Kamerunin dhe Kanadanë.

Me rezolutën, të gjitha aktivitetet izraelite në Lartësirat e Golanit trajtohen ilegale dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Lartësirat e Golanit shtrihen në vijën kufitare të Sirisë, ndërsa nga viti 1967 është nën pushtimin e Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button