BFI u përplas me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Kontestet e pazgjidhura për denacionalizimin ka qenë i shkaku i një grindjeje mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI), njofton Portalb.mk.

Nga BFI-ja kanë akuzuar se Qeveria është selektive dhe diskriminuese kur është në pyetje prona e BFI-së, ndërkaq thonë se Kisha Ortodokse është e favorizuar. Nga ana tjetër, Qeveria thonë se BFI-ja e ka kushtëzuar dhe e ka shantazhuar.

“Përveç problemin me denonacionalizimin e ngadaltë, selektiv dhe diskriminues të pronës vakëfe në dëm të BFI-së, duam që t’i theksojmë edhe problemet që BNFI i ka me organet shtetërore, të cilat e pengojnë kujdesin e saj dhe aktivitetin e përditshëm për mirëmbajtjen e objekteve fetare të cilat janë edhe trashëgimi kulturore gjatë së cilës jemi veçmas të prekur me moszgjidhjen e statusit të objekteve fetare në Llazhec, Manastir; Xhaminë e Husamedinit në Shtip dhe rekonstruimin e Xhamisë së Ali Pashës në Ohër për objektin e të cilit ekziston dokumentacion dhe donacion e cila shfrytëzohet me rëndësi për shkak të marrëdhënies burokratike të institucioneve shtetërore. Përkundrazi, MPB është e favorizuar dhe privilegjuar në çdo pikëpamje”, thuhet në letrën e dërguar në Qeveri.

Për Qeverinë, marrëdhënia e BFI-së është e papranueshme, pasi që lëndët që i përmend udhëhiqen përpara institucioneve përkatëse dhe nuk varen prej tyre.

“Ky pushtet ekzekutiv asnjëherë nuk ka ndërmarrë hapa me të cilat do t’i manipulonte ndjenjat fetare ose do të përzihej në marrëdhëniet brenda komuniteteve fetare ose mes tyre. Në atë drejtim i hedhim poshtë të gjitha akuzat për favorizim të ndonjë komuniteti dhe të njëjtën e vlerësojmë si paushall dhe shumë tendencioz. Ne jemi shtet sekular, të drejtat fetare dhe liritë realizohen nëpërmjet besimit të ndërsjellë, dhe jo nëpërmjet kërcënimeve dhe ultimatumeve.

BFI, thotë se për marrëdhënien me Qeverinë, do t’i njoftojnë të gjithë besimtarët në 700 xhami, me rastin e zgjedhjeve presidenciale. Qeveria u rekomandon që të ngritin procedurë përpara institucioneve kompetente, nëse për rastet e tilla nuk është vepruar.

Letra e BFI-së që i është dërguar Qeverisë
Letra e BFI-së që i është dërguar Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button